Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në aktivitetin “Për një Shqipëri pa kanabis” është shprehur se në krahasim me vitin 2017, në 2018 ka pasur më pak prodhim të bimëve narkotike dhe ka rënie të trafikimit të drogës.
“Rezultatet e arritura përgjatë vitit 2018 janë ndër më të mirat që nga fillimet e viteve ‘90. Kemi evidentuar 263 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike.
Janë implikuar 220 shtetas. Janë arrestuar e ndaluar 106 shtetas si dhe janë asgjësuar 35.985 bimë narkotike. E krahasuar me një vit më parë rezulton se janë: 30 raste kultivimi më pak si dhe 30.942 bimë narkotike më pak”, u shpreh ndër të tjera Ardi Veliu.
Më tej, Veliu u shpreh se ka pasur reagim të menjëhershëm ndaj çdo konstatimi të moszbatimit të detyrave funksionale, implikimi apo shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje