Lufta e BE-së kundër Covid-19 ngeci gjatë mesit të dimrit ndërkohë që SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë avancuar.
Në Europë infektimet po rriten ndonëse i gjithë rajoni ndodhet në kushte kufizimi. Në një situatë të tillë midis realitetit epidemiologjik dhe progresit të premtuar ekonomik qeveritë e vende të BE-së janë të frustruara.
SHBA-ja dhe Britania e madhe kanë patur ulje të numrave të të infektuarve ndërkohë që vetë Europa po përballet me variantet e reja të virusit.
Ekspertët thonë se një proces i përshpejtuar i vaksinimit do të fitonte ndaj Covid-19.
Italianët ironizojnë duke thënë se do të jenë shteti i fundit që do të dalin nga shtetrrethimi. Qeveria e Draghi-t në shtetin fqinj mori vendimin për të mbyllur disa rajone javën e ardhshme dhe të gjithë vendin për Pashkën.
Draghi nuk duhet të shqetësohet për ri-zgjedhjen e tij pasi është një kryeministër që po drejton Italinë në një situatë të jashtëzakonshme.
Në vende të tjera presioni elektoral po mban qeveritë në dilemë mbi kufizimet, ndonëse infektimet po rriten.
Presidenti francez Macron që do të jetë kandidat për tu rizgjedhur vitin që vjen, po mban vendin vetëm me orën policore dhe disa kufizime të lehta. Ministri i Shëndetësisë në Francë tha se 70% e rasteve të infektimeve në vend janë variante të reja. Një situatë e frikshme sipas tij.
Në shtetin gjerman, ku shtatorin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet, nuk parashikohet ndonjë vendim për të shtrënguar më shumë masat, ndonëse rastet e shtuara janë të larta dhe sidomos me variantin britanik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje