Gati një vit pas pandemisë, e gjithë bota duket se ndodhet në një garë për sigurimin e vaksinave në fillim të 2121-it.
Në 30 dhjetor Bashkimi Europian do të miratojë vaksinën anti-covid dhe brenda 48 orëve do të shpërndahet në të gjitha vendeve anëtare. SHBA-ja ndërkohë pritet të nisë vaksinimin përpara Krishtlindjeve.
Po ashtu edhe Kanadaja njoftoi se do të merrte dozat e para të së njëjtës vaksinë në fund të dhjetorit.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha të hënën se deri në 249,000 doza të vaksinës do të mbërrijnë këtë muaj dhe 3 milionë të tjera do të sillen vitin e ardhshëm. Kanadaja ka një popullsi prej 37 milionë banorësh.
Ndërkaq, Instituti Serum në Indi ka paraqitur kërkesë për një vaksinë të zhvilluar nga gjigandi farmaceutik britanik AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Kompania Serum, prodhuesja më e madhe e vaksinave në botë, preferon dukshëm vaksinën e AstraZeneca/Oxford pasi mund të transportohet në temperatura 2-8 gradë Celcius, ndryshe nga kushtet tepër të ftohta që kërkohen për vaksinën e Pfizer/BioNTech.
Presidenti i Indonezisë Joko Widodo njoftoi të dielën se vendi i tij ka marrë një sasi vaksinash nga prodhuesi kinez Sinovac. Vaksina po testohet në Indonezi, ku qeveria po bën përgatitjet e fundit për të vaksinuar një popullsi me 270 milionë banorë.
Në shkallë globale ka mbi 67.5 milionë të diagnostikuar me koronavirus dhe mbi 1.5 milionë të vdekur. Shtetet e Bashkuara kryesojnë në të dyja kategoritë me afro 15 milionë raste dhe mbi 283,000 të vdekur sipas Universitetit Johns Hopkins.
Britania ndërkohë ka flluar fushatën e vaksinimit kundër COVID-19
Britania mori të dielën 800,000 doza vaksine nga Pfizer/BioNTech, sasia e parë e totalit prej 40 milionë vaksinash që ka blerë. Britania ka një popullatë prej 66 milionë vetësh.
Nisma fillon thuajse një javë pasi enti rregullator dha miratim për përdorim emergjent për vaksinën, duke e bërë Britaninë të parin vend perëndimor që fillon vaksinimin në masë. Miratimi u dha pak javë pasi kompania Pfizer tha se vaksina kishte treguar mbi 90% sukses pas provave të fundit klinike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje