Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka njoftuar se Bordi Qendror i LSDM-së ka vendosur për mbështetjen e procesit të fillimit të negociatave me BE-në.
“LSDM, si parti shtetformuese, mbetet e palëkundur në vendosmërinë e saj për respektimin e pakushtëzuar të gjuhës, identitetit, veçorive historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elementë që në asnjë rrethanë nuk mund të negociohen me BE-në. LSDM pret që këto përcaktime dhe parime të përkrahen nga të gjitha subjektet politike në Kuvend duke nxjerrë konkluzione të mëtutjeshme për propozimin evropian, në përputhje me procedurat parlamentare”, shkruan Kovaçevski, i cili shton se “kemi një propozim, i cili garanton gjuhë të pastër maqedonase në BE, çështje historike dhe dypalëshe jashtë kornizës së negociatave”.
“Vendi ynë është para një vendimi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e tij dhe realizimin e një qëllimi tjetër strategjik, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian me gjuhën maqedonase të ruajtur dhe të siguruar në BE. Kjo do të thotë mbyllje përfundimtare e të gjitha çështjeve identitare”, ka shkruar Kovaçevski në rrjetet sociale
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje