Futboll

Vendimi, dy doza vaksine të detyruara për lojtarët dhe stafet në Premier Ligë

“Green pass” ose jo, Premier Liga ka marrë një vendim zyrtar: të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e stafeve teknike që duan të marrin pjesë në kampionatin 2021/22, që nis në mes të gushtit, duhet të kenë bërë të dyja dozat e vaksinës.

Jo vetëm tifozët, që duan të shohin nga afër ndeshjet, por edhe vetë protagonistët duhet të jenë të vaksinuar. Federata Angleze e Futbollit ka vendosur si limit datën 1 tetor për marrjen e dy dozave të vaksinës nga lojtarët dhe stafet teknike. Ata që nuk kanë marrë të paktën dozën e parë, duhet ta bëjnë këtë gjë brenda dy javëve të ardhshme. Për momentin, vetëm dy klube e përmbushin këtë kusht për lojtarët që kanë të federuar.

Nga nje ndeshje mes Çelsit dhe Arsenalit. Gazeta Si, 22 korrik 2021

Po ata lojtarë që nuk duan ta bëjnë vaksinën? Sipas “Daily Mail”, ende nuk është dhënë një udhëzues i qartë në lidhje me eventualitetet dhe modalitetet e vaksinimit, por ky qëndrim, pra detyrimi për vaksimimin e protagonistëve, mund të hapë skenare të reja merkatoje, që klubeve mund të mos u pëlqejnë.

Një shembull vjen nga Kanadaj, ku Montreali u detyrua të shiste sulmuesin Erik Hurtado vetëm 7 muaj pas blerjes, sepse lojtari nuk dëshironte të vaksinohej, duke qenë kështu kundër rregullave kanadeze dhe kjo ia bënte të pamundur të luante në ndeshjet në shtëpi në MLS dhe në transfertat ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara.

Edhe lojtarët e Premier Ligës që nuk duan të vaksionohen, ndoshta duhet të shiten nga klubet, situata nuk është ende e qartë, por kjo situatë mund të jetë një “armë” në dorë të lojtarëve dhe agjentëve të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë