Politike

Debatet në PD, kush e mbështeti kryetarin dhe 6 deputetët kundër përjashtimit të Berishës. Basha: Vendimi i jetës sime

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi në mesnatë, pak orë para zhvillimit të seancës së parë parlamentare për legjislaturën e re grupin parlamentar të PD-së dhe kryesinë e partisë.  

Në një natë kur mediat nuk u lejuan dhe dyert e selisë blu u mbajtën të mbyllura si asnjëherë tjetër, por jo debatet brenda saj.

Deputetët që dolën kundër Lulzim Bashës për vendimin ndaj Berishës për të cilin, Basha është shprehur se, ishte vendimi i jetës së tij, ishin: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe Bujar Leskaj.

Ndërsa kanë mbrojtur Bashën deputetët Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Collaku, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj.

Vendimi i Bashës nuk është hedhur në votim, pasi Basha e ka marrë përsipër vetë vendimin. “Ky është vendimi i jetës sime”, mësohet të jetë shprehur Basha

Megjithatë i vetmi që foli për mediat pas takimit ishte Flamur Noka.

”Sali Berisha është njeriu më pro amerikan i 30 viteve të demokracisë. Ai themeloi PD, Berisha u ngrit kundër regjimit me ëndrrën amerikane në shpirtin e tij. Jetoi mbi 30 vite mbi këto parime.

Busulla e PD dhe Berishës ka qenë 1 dhe 1, Amerika. Në lidhje me vendimin e Blinken, Berisha ka kërkuar që PD të mos përfshihet.

Por përjashtimi i Berishës nga PD është mohimi i historisë. Është një vendim individual i Bashës”, tha Flamur Noka.

Tritan Shehu gjatë mbledhjes është shprehur Bashën ka vrarë  PD-në me këtë vendim.

“Vrave PD-në. PD ka hyrë në një spirale shumë të rrezikshme.  Një vendim i tille nuk mund të merrej nga vetëm një njeri, qoftë dhe kryetari. Duhej ta gjykonim sëbashku”, është shprehur Shehu.

Në një postim në rrjete sociale, Gent Strazimiri që nuk është më deputet dhe as anëtar i kryesisë e konsideron vendimin e kryedemokratit Basha si të jashtëligjshëm duke thënë se në 30 vite ekzistencë, asnjë kryetar nuk ka pasur kompetencë që të përjashtojë askënd.

Sipas tij, një kompetencë e tillë nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë kurrë më.

“Në 30 vjet ekzistencë të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka patur kompetencë të përjashtojë ASKËND, KURRË!!! Nuk ekziston një kompetencë e tillë!!! Kjo është e vërtetë, ashtu sikurse dielli do te lindë sërish nesër”, shkruan Strazimiri

Arben Ristani ka komentuar në ABC, vendimin për përjashtimin e Berishës.

“Lulzim Basha surprizoi dhe këtë herë. Ai  vepron në minutën e fundit natën, siç bën edhe me kolegët e tjerë, nuk ka dyshim që statutin e PD-së e ka grisur me kohë dhe këtë herë ka marrë një vendim personal në kundërshtim me statutin.

Përjashtimi duhej të ishte konsultuar me grupin. Organet vendimmarrëse janë organet kompetente në PD, është Këshilli Kombëtar.

Unë e kam të përsëritur që ai duhet të respektojë statutin. Mori një vendim si skuth, natën pa e konsultuar një vendim me politikanët e tjerë dhe me njerëzit që janë pjesë e vendimmarrjes në PD. Vendimmarrja i takonte Sali Berishës.

Basha nuk e do PD por do ta trajtojë si një dyqan personal ku shet e blen dhe pasuron veten dhe familjen e tij. do të vinte dhe do të ndodhnin këto situata nuk hyj te thelbi i vendimmarrjes ka një qëndrim  politik nga DASH dhe dy ishin zgjidhjet, ose e zotit Berisha që zgjodhi te jetë në parlament ose përmes statutit, kjo që bëri Basha është veprim tipik i skuthit natën. Burri i shtetit zbaton statutin dhe del para anëtarësisë dhe konsultohet me të gjithë”, ka thënë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë