Politike

Vendimi i Celibashit drejt KAS, Bardhi: Nuk çojmë dokumentacion shtesë në KQZ

Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin që mori Ilirjan Celibashi të enjten në mesditë duke i kthyer PD-së zyrtare dokumentet për plotësim.

Celibashi në argumentin e tij njohu Lulzim Bashën kryetar të PD-së, në atë formë që është i regjistruar në regjistrin e partive politike dhe tha se duhet të plotësojë edhe disa përgjegjësi të tjera që rrjedhin nga detyra e kryetarit sipas nenit 64 të Kodit Zgjedhor për regjistrimin e partive politike.

Celibashi dha 48 orë kohë për plotësim, ndërsa Bardhi i ka dhënë drejtim.    

“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!”, shkruan ai, duke i mbetur kështu Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) që të vendosë.

Indrit Sefa, përfaqësuesi i PD-së zyrtare, lajmëroi se do ta ankimonte vendimin e Celibashit në KAS.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë