Politike

Vendimi i Metës shtyn Kongresin e socialistëve

Partia Socialiste ka shtyrë për pas zgjedhjeve të pjesshme vendore mbajtjen e Kongresit të saj, të parashikuar për t’u zhvilluar në fund të janarit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së PS-së këtë të enjte dhe ai është marrë për të shmangur futjen e degëve të partisë në një proces riorganizimi në prag të zgjedhjeve dhe pakënaqësitë e mundshme që mund të shkaktonte ky riorganizim në bazë.

Kongresi i thirrur nga kryesocialisti Rama pritet që të dalë me disa vendimmarrje të rëndësishme sa i takon riorganizimit të brendshëm të PS-së, përfshirë këtu edhe ndryshimet në statut.

Megjithatë, pjesë e ndryshimeve mund të përfshihen edhe emrat në forumet drejtuese të socialistëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë