Politike

Vendimi, makinat do të fiken në qytetet kryesore të dielën e parë të çdo muaji

Përmes një komunikimi publik ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro njoftoi hartimin e një plani kombëtar të ditëve pa makina, që fillimisht do të shtrihet në qytetet kryesore të çdo qarku.

Kumbaro tha se në kushtet e një krize energjitike dhe karburanti, por edhe si përgjigje ndaj angazhimeve mjedisore të Shqipërisë, është një nismë e parë për të reduktuar lëvizjen me makina në ditët e pushimit.

“Nëse s’mund ta shmangim ndezjen e makinës çdo ditë, të paktën ta fillojmë nga ditët e pushimit. Prandaj e nisim planin e Ditës pa Makina nga e diela e parë e çdo muaji, duke filluar prej datës 3 prill”, tha gjatë njoftimit Kumbaro.

Qeveria fton qytetarët që të denoncojnë çdo abuzim me çmimet në treg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë