Sport

Vendimi, në Tokio 2020 lejohen deri në 10 mijë spektatorë gjatë garave

Komiteti organizator ka vendosur për praninë e publikut në Lojërat Olimpike të Tokios gjatë një mbledhjeje, ku ka marrë pjesë presidenti i CIO-s, Tomas Bah, governatorja e Tokios Juriko Koike dhe ministrja e Sportit Tamajo Marukaua: do të lejohen deri në 10000 spektatorë gjatë eventeve të këtij aktiviteti ndërkombëtar.

Hapet rruga kështu për praninë e tifozëve gjatë garave në Olimpiadë. Megjithatë, ka disa rregulla që duhen respektuar. Tifozët lokalë që do të jenë të pranishëm në struktura nuk mund të festojnë, duhet të mbajnë maskë dhe duhet të kthehen në shtëpi menjëherë pas zhvillimit të garave.

Pamje nga fshati olimpik në Tokio. Gazeta Si, 21 qershor 2021

Sipas asaj që kanë bërë të ditur organizatorët e Olimpiadës, rreth 3.7 milionë bileta janë shitur deri tani për tifozët japonezë. Lojërat Olimpike fillojnë më 23 korrik dhe përfundojnë më 8 gusht. Prania e publikut ishte vënë në pikëpyetje, por tashmë ka ardhur edhe vendimi zyrtar, që hap rrugën për tifozët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë