Politike

Vendimi për ndërtimet 50-vjeçare, Meta: Rama po synon ndërtesat në qendër për fitime marramendëse

Të gjitha ato ndërtime që janë ngritur para më shumë se 50 vitesh do t’i nënshtrohen një procesi të hollësishëm të auditimit Teknik nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë  për të parë nëse ato plotësojnë kërkesat e rezistencës dhe sigurisë.

Në një projektvendim të qeverisë siguruar nga disa media, thuhet se pas këtij kontrolli, do të vendoset nëse do të duhet të ndërhyhet në to për rikonstruksion apo do të shemben.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se ky është një draft përmes të cilit Rama po synon të grabisë pronat shqiptarëve.

“Duke përdorur gjoja si shkak tërmeti, Rama kërkon t’u grabisë qytetarëve të Tiranës, banesat e tyre. Vendimi pretendon se gjoja godinat 50 vjeçare do të auditohen teknikisht dhe nëse janë të pabanueshme do të prishen.

Janë vënë në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës, sepse ndërtimet në këto zona sigurojnë fitime marramendëse, ku pastrimi i parave të korrupsionit të kryhet pa asnjë pengesë. Sulm brutal mbi qytetarët dhe pronat e tyre…”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë