Politike

Vendimi për pallatet ‘Agimi’, Këlliçi: Në grupet e punës do jenë edhe banorët

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me banorët të Njësisë nr. 5  në kryeqytet, ku foli edhe për projektvendimin e qeverisë, që parashikon auditim të pallateve mbi 50 vjet.

Sipas Këlliçit, nëse ka nevojë për auditim të pallateve të vjetra, ai do të kryhet me një grup të përbashkët ku pjesë do të jenë dhe vetë banorët.

“Me Belind Këlliçin pas 14 majit asnjë godinë mbi 50 vite nuk do të shembet, shtëpia e asnjë qytetari nuk do të preket. Ma dëgjoni mirë: nuk kemi nevojë ne të prishim pallatet “Agimi” për të ndërtuar pallatet Erioni. Është shumë e thjeshtë, nëse ka nevojë, unë do të ngre një grup auditi, ku do të ketë përfaqësues të banorëve në atë grup, dhe akt ekspertizat nuk do t`i bëjë më sipas qejfit Erion Veliaj apo klientela, por do të jenë vetë banorët që do të njihen me situatën në pallatet e tyre”, u shpreh Këlliçi, që nuk dihet në fakt se si do ta realizojë sa kohë që vendimi i qeverisë është i detyrueshëm, pavarësisht dëshirës së tij për të marrë një tjetër drejtim problematika.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë