Rend dhe Ligj

Vendosi eksplozivin te lokali para “Petro Nini Luarasit”, lihet në burg autori

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Franci Alimin, autorin e vendosjes së eksplozivit te lokali përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Alimi ka qenë i heshtur në seancë teksa trupa gjykuese janë bindur nga pamjet filmike që e kapën Franci Alimin me biçikletë, duke vendosur qetësisht eksplozivin tek dera e lokalit dhe duke u larguar.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 11 qershorit, kurse autori i vendosjes së eksplozivit është arrestuar një ditë më pas.

Lokali në fjalë është në pronësi të shtetasit A.K. Objekt i sulmit ka qenë pikërisht lokali i këtij personi, ndërkohë që dëme të konsiderueshme materiale kanë pësuar edhe një pjesë e bizneseve ngjitur me të.

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë