Venezuela ka fituar një gjyq të ngritur nga një kompani amerikane, që e paditi Karakasin për vendimin e bllokimit të prodhimit të letrave higjenike për tualete në vitin 2013.
Kompania amerikane e prodhimit të produkteve higjienike, Kimberly-Clark e paditi shtetin venezuelian në Arbitrazhin e Bankës Botërore duke pretenduar një dëmshpërblim prej 600 milionë dollarësh.
Në fund të procesit, gjykata tha se marrëveshja e nënshkruar nga kompania amerikane me shtetin venezuelian nuk bazohej të rregullat nën juridiksion të kësaj gjykate dhe e pushoi çështjen.
Në 2013-n, Venezuela mori nën kontroll thuajse të gjitha fabrikat private të prodhimit, për të parandaluar daljen jashtë të produkteve në mes të një krize galopante me furnizime në treg. Mes fabrikave që shteti mori nën kontroll ishte edhe kjo e prodhimit të letrës higjienike.
Sipas vendimit të atëhershëm, fabrika u mor nën kontroll nga Garda kombëtare dhe oficerët e kësaj garde u bënë përgjegjës për prodhimin dhe shpërndarjen. Vendimi pasonte një krizë të letrës higjienike, çka detyroi autoritetet që të importojnë sasi në vlerën e disa miliona dollarëve.
Presidenti Nicolas Maduro fajësoi për këtë “tregtarët e paskrupuj”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje