Bota

Verilindja e SHBA-së regjistron temperaturat më të ulëta në dekada

Një stuhi polare me temperatura ekstremisht të ulëta tanimë i është drejtuar verilindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një foshnje humbi jetën në Massachusettsm, ndërsa një person tjetër gjeti vdekjen pasi erërat e forta rrëzuan një pemë mbi makinën e tij. Në New Hampshire u regjistruan temperaturat më ulët ndër dekada me -78 gradë Celsius dhe në disa shtete të tjera vlerat termike arritën në -47 gradë. Stuhia ishte e shoqëruar me erëra që fryjnë 160 kilometra në orë.

Në Boston, zyrtarët mbyllën shkollat për shkak të ngrirjes dhe temperatura arriti -23 gradw, duke thyer rekordin e një shekulli më parë. Në Providence, Rhode Island, temperaturat ranw ra në -23 gradw, duke thyer gjithashtu rekordin e vendosur në 1918. Gjithashtu temperatura të ulëta u regjistruan edhe në në Albany, Nju Jork, Augusta, Maine, Rochester.

Disa qytete morën masa urgjente për të ndihmuar banorët, duke hapur qendra të ngrohta për të siguruar që njerëzit e pastrehë të strehoheshin nga i ftohti. Në Boston, Pine Street Inn, ofruesi më i madh i shërbimeve për të pastrehët dyfishoi numrin e furgonëve që kontrollonin rrugët e qytetit për të identifikuar personat e pastrehë.

Kryebashkiaku i Bostonit, Michelle Wu shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe hapi qendra ngrohjeje për të ndihmuar mbi 650,000 banorët e qytetit. Temperaturat e ulëta këtë javë nuk kanë prekur vetëm verilindjen. Edhe nw jug, moti i ftohtë çoi gjithashtu në ndërprerje të vazhdueshme të energjisë në Teksas dhe Arkansas, pasi një stuhi goditi rajonin duke vrarë të paktën tetë njerëz.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë