Francezi i njohur, Frenk Riberi, pritet të bëhet shok skuadre me Frederik Veselin, futbollistin e Kombëtares që mungon në këtë grumbullim për shkak dëmtimi. Riberi është lojtari i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Fiorentinën dhe, me sa duket, ka arritur një akord me Salernitanën.
Anxhelo Fabiani, drejtori sportiv i Salernitanës, duke folur për “Radio Kiss Kiss Napoli”, ka lënë të kuptohet se marrëveshja zyrtare është shumë pranë. “Te Salernitana nuk është vetëm Simi. Kemi një organikë të rëndësishme lojtarësh. Skuadra është e kompletuar në të gjitha repartet. Pastaj, nëse vjen një “qershi mbi torte”, si Riberi, është super.
Të sjellësh Riberinë në Salerno është si Maradona në Napoli. Një lojtar i tillë do të ngrinte vizionin global të futbollit në një piacë si e jona. Oferta i është bërë dhe lojtari po e vlerëson, kemi shumë besim se do ta kemi në skuadër së shpejti”, – tha drejtuesi i Salernitanës. Për një skuadër kaq të vogël do të ishte një goditje shumë e madhe të kishte në përbërje një emër si Riberi, i cili ka fituar gjithçka me Bajern Mynih.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje