Bota

Vetëvritet në një burg në Spanjë themeluesi i antivirusit

John McAfee, themeluesi i antivirusit, u vetëvra në një burg afër Barcelonës, Spanjë, menjëherë pas dritës jeshile për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai rrezikonte 30 vjet për evazion fiskal.

Rojet e burgut “Brians 2”, u përpoqën të ringjallnin 75-vjeçarin, por ishte e kotë, sepse McAfee kishte ndërruar jetë. Sipas burimeve të policisë, ai u vetëvar në qelinë e tij.

Sipërmarrësi i çuditshëm milioner, u arrestua në tetor në Spanjë, me një urdhër-ndalimi nga Shtetet e Bashkuara, ku ai akuzohet në veçanti për moskthimin e të ardhurave të arritura me promovimin e kriptomonedhave dhe me shitjen e të drejtave të historisë së jetës së tij për një dokumentar.

Akuzat kundër tij u bënë nga prokurorët e Tenesit dhe Nju Jorkut, sipas të cilëve McAfee nuk paguante taksa për asnjë nga të ardhurat e tij midis vitit 2014 dhe 2018.

“Babai” i antivirusit, ishte mbrojtur dhe kishte kundërsulmuar, duke i përcaktuar akuzat e evazionit të motivuara politikisht pa hyrë në detaje.

Sidoqoftë, edhe nga prapa hekurave, profili i tij në Twitter mbeti aktiv dhe ai vazhdoi të postonte vlerësimin e tij për kriptovalutat dhe një seri sulmesh kundër autoriteteve që, për mendimin e tij, po e persekutonin.

Vetëvrasja është epilogu i një jete të komplikuar për mësuesin e teknologjisë me pamjen dhe qëndrimin e një ylli të muzikës ‘rock’.

Mbreti i antivirusit në 2012-ën, dyshohej për vdekjen e Gregory Faull, një amerikan si ai, i cili u qëllua në San Pedro Town, në ishullin Ambergris në Belize, i njëjtë me parajsën tropikale, ku McAfee ishte zhvendosur pasi kishte shitur për miliona dollarë kompaninë kryesore e sigurisë IT në industrinë e kompjuterëve personal.

Për t’i shpëtuar marrjes në pyetje nga policia, ai kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin dhe kishte kërkuar azil në Guatemalë: një kërkesë që nuk ishte e suksesshme, aq sa ai u detyrua të kthehej në Shtetet e Bashkuara.

McAfee u çlirua më pas nga akuza. Por telashet e tij vazhduan dhe në gusht 2015 ai u arrestua në Tenesi për drejtim automjeti nën ndikimin e drogës dhe armëmbajtje pa leje.

Pavarësisht nga problemet e tij të ndryshme ligjore, McAfee kurrë nuk e kishte braktisur pasionin e tij për teknologjinë, me të cilën ishte përpjekur të rikrijonte një karrierë, duke filluar aventura të ndryshme, siç ishte lançimi i “Chadder”, aplikacioni që gjurmonte spiunët. Të gjitha përpjekjet e pasuksesshme, ose të paktën po aq të pasuksesshme sa antivirusi i tij i famshëm, që e ka bërë atë një emër të zakonshëm për miliarda familje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë