Pas ndërprerjes së proçesit të vettingut nga pandemia e Covid 19, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar një protokoll për të gjithë ata që janë përfshirë në proçesin e vettingut. “TCH” raporton se si fillim gjyqtarët e prokurorët që do të dalin në seanca publike duhet të paraqiten 30 minuta përpara njoftimit, pasi do t’i nënshtrohen kontrolleve sikurse matja e temperaturës apo edhe zbatimi i kushteve bazike, që nga mbajtja e maskës dhe veshja e dorezave
Kushtit të distancimit fizik do t’i nënshtrohen të gjithë përfshi vëzhguesit e ONM-së, dhe komisionerët publikë. Për këtë arsye, stafi i ONM-së është ngarkuar që të sigurojë kushtet e përshtatshme me qëllim ruajtjen e distancës dy metra. Nuk ka ende një datë të saktë se kur do të nisin seancat, por kur ato të rinisin prezenca e medias do të jetë e kufizuar në sallë. Aty do të qëndrojnë vetëm 13 gazetarë dhe 7 kamera.
Seancat do vijojnë të mbahen në Pallatin e Kongreseve, ndërsa komisionerët dhe vëzhguesit do të hyjnë përmes tunelit të dezinfektimit i instaluar në oborrin e KPK-së. Edhe ankesat dhe denoncimet e publikut do të vijojnë të dorëzohen përmes email-it dhe jo fizikisht.
Stend up. Procesi i vettingut që u kontrollon gjyqtarëve e prok pasuritë , profesionin dhe profilin nisi në mars 2018 dhe prej atëherë jane konfirmuar në detyrë 89 gjyqtarë e prokurorë dhe shkarkuar 102 të tjerë përfshi edhe vendimet e ndryshuara të shkallës së dytë që nxori nga rruga e drejtësisë edhe . Në total numri i subjekte qe i janë nështriar vrttingut është 794 gjyqtarë e prokurorisë, shumica e të ciëëve vazhdojnë të presin furtunën e vettingut
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje