Lajme

Vettingu shkarkon prokurorin Ramadan Troci

Prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci, nuk ka arritur dot të kalojë procesin e vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ditën e sotme e ka shkarkuar nga detyra, pasi nuk justifikon pasurinë.

Vendimi është marrë nga trupa që drejtohej nga Pamela Qirko dhe anëtare Genta Tafa, Bungon dhe Suela Zhegun. Troci ka qenë i pranishëm së bashku me avokatin ashtu si në seancën e parë dëgjimore.

Prokurori ka rezultuar i pastër në vlerësimin për figurën, por ka ngecur në rrjetë për pasurinë.

ILDKPI ka relatuar se Troci ka burime të mjaftueshme financiare, por ka fshehur pasurinë. Bëhet fjalë për një ndërtesë 32 metra katrorë në zonën e Paskuqanit, por Troci tha se ajo i përket babait të tij dhe se ai vetë nuk ka pasur asnjëherë dijeni për të.

Problematike është evidentuar edhe fakti që prokurori jeton në një apartament në zonën e Pazarit të ri, që sipas Trocit i përket një mikut të tij, i cili ia ka lënë me qira. Sa i përket figurës morale, Ramadan Troci rezulton i pastër, pasi nuk janë gjetur lidhje të tij me personazhe të papërshtatshme me botën e krimit të organizuar.

Prokurori Troci ishte kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai është i njohur për firmosjen e vendimit për arrestimin e ish-Guvernatorit Ardian Fullani si dhe kryebashkiakut të  Vlorës, Shpëtim Gjika.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë