Pak ditë para zhvillimit të protestës së 11 shkurtit, Partia Demokratike ka shpërndarë zyrtarisht sportin e protestës.
“Shqiptarët janë thirrur të bashkohen kundër skandalit Rama – McGonigal, me moton e dyfishtë ‘Faktet dolën-Dorëheqja është detyrim’ dhe ‘Pluralizmit i dalim Zot. Votës së lirë i dalim Zot”, thuhet në spotin e PD, duke vënë në dukje se, “Rama e do PD jashtë zgjedhjeve”
Spoti bën thirrje që shqiptarët të bashkohen të shtunën më 11 shkurt ora 12.00 para Kryeministrisë.
Ajo që vihet re në përmbajtjen e saj në video është se në spot është përfshirë zyrtarisht si arsye proteste edhe shpallja non grata e Berishës duke e përcjellë me një foto të kryeministrit Edi Rama me George Soros.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje