Gazeta Si – Në Berlin shpërtheu akuariumi “Aqua Dom”, një kolonë rreth 25 metra e lartë me 1500 peshq që ndodhet në atriumin e hotelit “Radisson Blu”, jo shumë larg heshit “Alexanderplatz”.
Dy persona janë plagosur nga copat e xhamit. Policia u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin zonën pasi një sasi e madhe uji është derdhur në rrugë.
Und so sieht es drin aus #aquarium #berlin pic.twitter.com/QyiImxbxvW
— rbb|24 (@rbb24) December 16, 2022
Deri në vitin 2020, akuariumi ishte modernizuar plotësisht dhe përmbante peshq tropikal të 100 llojeve të ndryshme në një milion litra ujë.
Lëngu që rrjedh nga rezervuari vertikal ka arritur në katin e tretë të hotelit. Policia deklaroi se ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa gazeta “Bild” flet për “konsumim të materialeve”.
Për policinë e Berlinit, shpërthimi i akuariumit të madh cilindrik nuk është shkaktuar nga ndonjë sulm.
Ende nuk ka detaje për shkaqet e shembjes së akuariumit të madh. Disa media flasin për një dështim strukturor. Rreth 1500 peshq kanë ngordhur pas incidentit.






Sipas një rikonstruksioni fillestar, një zhurmë e madhe është dëgjuar rreth orës 5:45 dhe rreth asaj kohe është marrë një raport nga autoritetet.
Shpërthimi ishte aq i fortë sa u zbulua nga dy sizmografë në kryeqytetin gjerman.
“AquaDom” u hap në dhjetor 2003 dhe u fut në Librin Guinness si akuariumi më i madh në botë, ndërsa ndërtimi i tij kushtoi rreth 12.8 milion € .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje