Nënkryetari i PD, Enkeleid Alibeaj ka publikuar një video ku bëhet publike një pjesë e komunikimit të Flamur Nokës ditën e enjte gjatë seancës parlamentare me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe pamje nga komunikimi me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, por që me këtë të fundit nuk dihet se çfarë kanë komunikuar.
“…Edi Ramës i duhet një njeri si Sali Berisha, ish-kryeministri i vetëm në Europë i shpallur non grata për korrupsion, një njeri i izoluar nga SHBA dhe BE. Prandaj Rama i ka vënë në dispozicion gjithë makinerinë e propagandës së tij duke bashkëpunuar më së miri me të, siç ndodh dhe në këtë komunikim të kapur nga mediat ku Flamur Noka bashkërendon me Ulsi Manjën dhe Lindita Nikollen. Nga njëra anë ndajnë pazare dhe koordinojnë luftën kundër PD, nga ana tjetër foltorexhinjtë non-grata sulmojnë lidershipin e PD. Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën…”, shkruan Alibeaj, duke shpërndarë edhe një video, ku Noka dallohet duke i kërkuar Nikollës përmes një sms që t’i jepte fjalën Berishës për procedurë.
“Edhe njëherë Berishës për proçedurë dhe të ikim ne…”, i shkruan Noka-Nikollës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje