Futboll

Video/ Asnjë shans për Kosovën, Ibrahimoviç me shokë nuk falin në Prishtinë

Suedia e Zllatan Ibrahimoviç ka marrë një fitore të lehtë 0-3 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Kosovës, që e nis kështu me humbje fushatën eliminatore të “Katar 2022”. Pa kapiteni Rrahmani, skuadra e trajnerit Shaland e pati të vështirë të përballonte suedezët.

Augustinson shënoi me portën e boshatisur, pasi Ibrahimoviç nxorri jashtë loje portierin Ujkani me një lëvizje nga të tijat. Isak dyfishoi shifrat për Suedinë 10 minuta para mbylljes së pjesës së parë, duke u dhënë një goditje të fortë dardanëve. Në pjesën e dytë Larson shënoi edhe golin e tretë me penallti për miqtë.

Trajneri Shaland bëri disa lëvizje nga stoli, por Kosova nuk mundi të gjente as golin e nderit në këtë ndeshje. Bernard Berisha, i aktivizuar në fundin e ndeshjes, u ndëshkua dy herë me karton të verdhë dhe rrjedhimisht me të kuq.

Një ndeshje për t’u harruar për Kosovën, që ka në grup Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Grupin B e udhëheq Suedia me 2 fitore në po kaq ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë