Ishte shumë i saktë parashikimi i Mikael Balak për ndeshjen Lacio-Bajern Mynih. Ish-mesfushori gjerman tha se nuk do të kishte histori dhe se bavarezët do të kalojnë pa probleme. Dhe kështu ka ndodhur, teksa skuadra e trajnerit Flik ka fituar 1-4 në Romë, duke prerë çdo shpresë të italianëve për të bërë surprizën ndaj kampionëve në fuqi të Europës.
Vetëm pas 9 minutash lojë, Robert Levandovski zhbllokoi shifrat, më pas talenti Musiala dhe Sane konkretizuan diktatin e Bajernit me 2 gola të tjerë. Lacio pretendoi për një penallti, që VAR-i nuk e konsideroi të tillë dhe vazhdoi lojën.
Sapo nisi pjesë e dytë, Açerbi shkakoi një autogol, kurse Korrea realizoi golin e nderit për Lacion. Me kaq u mbyll kjo ndeshje, që atë që kthimit në Gjermani e bën formale. Bavarezët thuajse e kanë hipotekuar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Lacio bëri shumë gabime në mbrojtje.
Edhe pse me disa mungesa të rëndësishme, si Gnabri dhe Myler, Bajerni tregoi qartë se është i një planeti tjetër në krahasim me Lacion. Dy portierët shqiptarë, Strakosha dhe Alia, e shijuan nga stoli spektaklin e gjermanëve.
Ka fituar edhe Çelsi ndaj Atletikos së Madridit në ndeshjen e zhvilluar në Rumani. Anglezët iu falën një goli të Zhiru në pjesën e dytë dhe në ndeshjen e dytë do ta kenë më të lehtë të sigurojnë kualifikimin.
Liga e Kampionëve, faza 1/8
Sot
Lacio-Bajern Mynih 1-4
Atletiko Madrid-Çelsi 0-1
Nesër
Atalanta-Real Madrid
Borusia M.-Mançester Siti
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje