Nedim Bajrami ka shënuar sot golin e parë në Serinë A. Ai shënoi golin e vetëm për Empolin në humbjen 1-2 ndaj Venecias, që ka befasuar me këtë fitore në transfertë. Kujtojmë që në javën e fundit të kampionatit italian Empoli kishte fituar në fushën e Jventusit, 0-1.
Goli i Bajramit, i shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, ka vetëm vlera statistikore për skuadrën e Empolit, por për vetë futbollistin është një gol i rëndësishëm. Bajrami realizoi një minutë para fundit të ndeshjes, duke shkurtuar diferencën në 1-2, por Empoli nuk pati më kohë për të kërkuar barazimin.
Fantazisti kuqezi luajti 90 minuta të plota në këtë ndeshje, kurse mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, e nisi titullar, por u zëvendësua në pushim. Ndoshta trajneri i Empolit nuk ka dashur të rrezikojë, pasi Ismajli ishte ndëshkuar me karton të verdhë që në fillim të ndeshjes.
Bajrami debutoi pak ditë me parë me fanellën e Kombëtares, konkretisht në ndeshjen me Hungarinë, ku kuqezinjtë fituan 1-0. Ai luajti edhe ndaj San Marinos dhe e kërkoi me ngulm golin, por nuk pati fat, kurse Ismajli është tashmë një titullar fiks në treshen e mbrojtjes së Kombëtares.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje