Përmes një video të shpërndarë në Facebook, Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që më datë 25 prill, të votojnë numrin 9, Partinë Demokratike.
Të enjten, Partia Demokratike do të hapë fushatën në orën 17:00 në sheshin “Nënë Tereza”.
Pak orë para hapjes së fushatës vetëm me kandidatët, PD e ka shoqëruar thirrjen me një video ku në sfond është kënga e SIA-s, “jam e pandalshme”. “Jam i pathyeshëm/ Po, unë fitoj çdo lojë të vetme/ Unë jam kaq i fuqishëm/ Jam kaq i sigurt/Po, sot jam i pandalshëm…”, thuhet në këngën e SIA-s
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje