Bota

Video/ Biden ofendohet me një frazë ‘të koduar’ pro-Trump gjatë telefonatës së Krishtlindjeve

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden u ofendua drejtpërdrejt në TV me një frazë të koduar të popullarizuar nga mbështetësit e Donald Trump gjatë një telefonate tradicionale për Krishtlindje.

Një burrë e mbylli telefonatën, duke thënë frazën “Let’s go Brandon”, e cila në kodin e përdorur nga mbështetësit e Trump, do të thotë “Fack Joe Biden”. Është e paqartë nëse Biden e kapi fyerjen drejtpërdrejt ose jo.

Joe Biden dhe gruaja e tij Jill, kanë ndjekur traditën e bisedës me disa njerëz që telefonojnë në një linjë speciale pas udhëtimit të Babagjyshit të Vitit të Ri, drejtuar që nga viti 1955 nga Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (Norad).

Në videokonferencë nga Shtëpia e Bardhë, ata u vunë në kontakt me një burrë, i cili tha se quhej Jared, baba i katër fëmijëve. Pasi bisedoi shkurt me fëmijët për dhuratat e porositura dhe i nxiti ata të shkonin në shtrat para mesnatës, Biden foli me babain.

Në përfundim të bisedës, presidenti amerikan i ka uruar “Krishtlindje të mrekullueshme” bashkëbiseduesit, i cili i është përgjigjur “Edhe unë të uroj një Krishtlindje të mrekullueshme, Gëzuar Krishtlindjet”, dhe më pas ka përfunduar duke thënë “Let’s Go Brandon”.

“Jam dakord”, – u përgjigj Biden, pa asnjë reagim të mëtejshëm për atë frazë të koduar, që në të vërtetë do të thotë “Fuck Joe Biden”. Edhe pse nuk ishte e qartë nëse presidenti e kuptoi menjëherë referencën, Jill nga ana tjetër qeshi në siklet dhe zgjeroi sytë.

Videoja e nxjerrë nga ky shkëmbim, u bë virale në rrjetet sociale, me disa përdorues të internetit që e vlerësojnë presidentin si të pandjeshëm.

Gjithçka filloi në tetor me gabimin e një gazetari të NBC-së gjatë një interviste me shoferin e garave, Brandon Brown, pas fitores së tij në një pistë të kategorisë ‘Nascar’.

Duke ngritur zërin për të mbuluar ata që ngriheshin nga tribuna, ai thotë: “Dhe ju mund të dëgjoni turmën duke kënduar, ‘Forca Brandon!’”.

Por një kor në fakt ishte ngritur nga turma, duke thirrur qartë “Fuck Joe Biden!”. Shprehja “Let’s Go Brandon”, u bë shpejt një slogan për fyerjen e Bidenit pa shqiptuar “fjalën F”, një sharje e ndaluar. Përveç mbështetësve të Trump, kësaj formule i janë drejtuar edhe shumë politikanë republikanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë