Sport

Video/ Briken Calja në top-formë, gati për medalje në Botërorin e Uzbekistanit

Ishte shumë afër medaljes në Olimpiadën e Tokios, që do të ishte historike për Shqipërinë, por në fund Briken Calja zurin vendin e katërt, që gjithsesi është një arritje. Të njëjtën ambicje peshëngritësi ynë më i mirë ka edhe në Botërorin që po zhvillohet në Uzbekistan.

Calja ka postuar një video të shkutër në profilin e tij në Facebook, që më pas është publikuar edhe në faqen e KOKSH-it, ku duket në një formë shumë të mirë sportive, gati për t’i sjellë Shqipërisë të tjera medalje. “Gati për betejeën e madhe”, – shkruan ai. Brikeni do të garojë të premten e 10 dhjetorit.

Shqipëria përfaqësohet me 5 sportistë në këtë aktivitet të rëndësishëm. Evangjeli Veli është e para që ngjitet në pedanë, ajo do të garojë sot në Botërorin e Tashkentit. Përveç saj dhe Briken Caljes, në Botëror marrin pjesë edhe Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë