Futboll

Video/ Çelsi kampion Europe për herë të dytë, derbin anglez e vendos Havertz

Çelsi është shpallur kampion i Eruopës për herë të dytë në historinë e tij. Në finalen e luajtur në “Do Dragao”, në praninë e mbi 16 mijë spektatorëve, ka triumfuar skuadra e Tomas Tuhel, duke mundur 1-0 Mançester Sitin, falë një goli të Kai Havert në fundin e pjesës së parë, pas një vertikalizimi perfekt të Mount. Siti i Guardiolës, në finalen e parë të Ligës së Kampionëve, nuk mundi të reagonte në pjesë e dytë, duke u përplasur në organizimin e shkëlqyer të londinezëve.

Rreshtimi i dy skuadrave në finale. Gazeta Si, 29 maj 2021

Trajneri Pep Guardiola kishte zgjedhur rreshtimin 4-3-1-2, me Foden në mesfushë dhe De Bryjne pas Mahrez dhe Sterlin që luanin në sulm. Në anën tjetër, Tomas Tuhel i besoi skemës së tij të zakonshme, 3-4-2-1, me Verner në majë të sulmit, i mbështetur nga Maunt dhe Havertz. Trajneri gjerman humbi Tiago Silvën për dëmtim që në pjesën e parë, kur vendin e tij e mori Kristensen, kurse në pjesën e dytë u dëmtua De Bryjne te Siti, pas një përplasjeje me Rudiger dhe vendin e belgut e zuri braziliani Gabriel Jesus.

Momenti vendimtar i ndeshjes ishte ai i minutës së 42-të, kur Havertz i shpëtoi mbulimit të Zinçekos, kaloi edhe portierin Ederson dhe e dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë Çelsi u mbrojt mirë dhe doli disa herë rrezikshëm në kundërsulm, siç ishte rasti i Pulisiç, amerikanit që mund të kishte dyfishuar rezultatin, por nuk ia doli. Lojtarët e Mançester Sitit pretenduan për penallti, për një prekje me dorë të topit nga Xhejms, por spanjolli Lahoz nuk gjykoi kështu dhe vazhdoi lojën.

Në minutat e fundit, blutë e Londrës u përpoqën të mbroheshin më të gjitha mënyrat. Azpilikueta dhe Kristensen shpëtuan portën dy herë. Gjatë 7 minutave shtesë vlen të përmendet një rast i Mahrez, i cili gjuajti mbi tra. Pas këtij rasti festa e gjitha për Çelsin dhe Tuhel. Guardiola më të tijtë duhet të pranojnë verdiktin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë