Gazeta Si – Ushtria ukrainase ka hyrë në periferinë perëndimore të qytetit Kherson, sipas disa imazheve në rrjetet sociale të publikuara nga gjiganti televiziv amerikan CNN.
Trupat ukrainase thuhet se u mirëpritën me festë nga banorët në lagjen “Shumenskyi” të kryeqytetit ukrainas.
Në pamjet e publikuara nga kanali amerikan, qytetarët vërshuan sheshin qendror të qytetit, duke valëvitur dhe ngritur flamujt ukrainas për të festuar çlirimin e qytetit nga pushtuesit rusë.
Purportedly video of the Russians retreating from Kherson yesterday. pic.twitter.com/HkEcQoQIPp
— Leonid ХВ Ragozin (@leonidragozin) November 11, 2022
Një video u postua në Twitter që me siguri tregon ushtarët rusë që largohen nga Kherson në këmbë. E ndërsa tërheqja e ushtrisë ka përfunduar, banorët e qytetit të Khersonit festojnë në shesh, siç tregohet nga një tjetër video e postuar në rrjetet sociale.
Tërheqja ruse nga Kherson është një “fitore e rëndësishme” për Ukrainën. Kështu u shpreh në një postim në Twitter ministri i Jashtëm i Kievit, Dmytro Kuleba.
Free life is returning to Kherson together with Ukrainian flags.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 11, 2022
🇺🇦🇺🇦🇺🇦💛💙
📹: Kostiantyn Ryzhenko pic.twitter.com/4ePJ3iOOGK
“Rusia është këtu përgjithmonë”, shkruhej një poster në Bilozerka afër Kherson. Epo, jo me të vërtetë! Për të gjithë në botë, duke përfshirë ASEAN-in (Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore) ku jam aktualisht: Ukraina po merr një tjetër fitore të madhe tani dhe kjo dëshmon se çfarëdo që të thotë apo të bëjë Rusia, Ukraina do të fitojë”, shkroi Kuleba.
Megjithatë, tërheqja e forcave ruse nga Khersoni nuk e ndryshon statusin e rajonit që Moska e shpalli pjesë të Rusisë në shtator pas një referendumi fals.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov përsëriti: “Statusi i rajonit është fiks dhe i përcaktuar, – tha ai. – Asnjë ndryshim nuk është i mundur”.
“Russia is forever here”, said a poster in Bilozerka near Kherson. Well, not really!
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) November 11, 2022
To everyone in the world, including ASEAN where I currently am: Ukraine is gaining another important victory right now and proves that whatever Russia says or does, Ukraine will win. pic.twitter.com/8bc4JGNajX
“Koncepti i sovranitetit territorial, nuk është zhdukur në vendin tonë. Gjithçka do të vijë në shtëpi. Për Federatën Ruse”.
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev e shkroi këtë në Telegram, duke nënvizuar se “alarmi mund të jetë mjaft i kuptueshëm, por histeria jo”.
Dhe ai nxiti “të mos i jepte armikut shkak të afërt dhe të largët për t’u gëzuar”, përkundrazi, “përkujtojini atij shpesh madhështinë e botës ruse”.
When we hear news of liberating villages in Kherson region.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 10, 2022
Glory to Ukrainian Armed Forces! pic.twitter.com/biyhYCAv9p
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje