Sport

Video/ Degjeneron në dhunë masive finalja e boksit në Shkodër

Ka degjeneruar në dhunë masive situata në finalet e kampionatit shqiptar të boksit, që është zhvilluar në qytetin e Shkodrës. Sot ishin finalet dhe pas njërës prej atyre, asaj të peshës 75 kilogramë mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, ka plasur sherri, duke përfshirë sportistë, trajnerë dhe tifozë.

Pasi u shpall fitues boksieri i Vllaznisë, Kajoshi, kanë reaguar trajnerët, boksierët dhe tifozët e Tiranës, duke mos qenë dakord me vendimin. Situata është acaruar menjëherë dhe ka pasur një sherr masiv mes sportistëve dhe tifozëve shkodranë dhe atyre kryeqytetas.

Në atë moment në pallatin e sportit kishte forca të pakta policore dhe ndeshjet u ndërprenë. Klubi i Tiranës tërhoqi të gjithë sportistët e tij, ndërkohë që i ka bërë thirrje Federatës së Boksit që të marrë masat e duhura për këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë