Futboll

Video/ Dopietë e Rashford, fitore rekordi për Mançester Junajitid

Me një dopietë të Markus Rashford dhe një gol të Antoni Martial, Mançester Junajtid ka fituar 2-3 në fushën e Shefilld Junajtid dhe është bërë kështu skuadra e parë në Premier Ligë që shënon të paktën 2 gola në 10 trasferta radhazi.

Në “Bramall Lane”, Mançesteri i është imponuar ekipit vendës, edhe pse u gjend në disavantazh vetëm pas 5 minutash lojë, kur irlandezi MekGoldrik përfitoi nga një gafë e portierit Henderson dhe kaloi Shefilldin në epërsi. Përmbysja e “Djajve të kuq” erdhi për 7 minuta: në të 26-ën Rashford barazoi pas një asisti të Lindelof, kurse në të 33-ën Martial shënoi golin e dytë. Në pjesën e dytë shënoi sërish Rashford, kurse MekGoldrik vetëm sa shkurtoi diferencën 3 minuta para fundit.

https://streamable.com/yg3m8b
Përmbledhja e ndeshjes Shefilld-Mançester, 2-3. Gazeta Si, 17 dhjetor 2020

Është një moment pozitiv për skuadrën e trajnerit Solskjaer, që ka marrë 13 pikë në 5 ndeshjet e fundit dhe tani gjendet në vend të 5-të, me 23 pikë, po aq sa ka edhe Evertoni, që ka luajtur një ndeshje më shumë. Shefilldi është në vend të fundit dhe kjo ishte humbja e 7-të radhazi për të. Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Aston Vila dhe Bërnli barazuan 0-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë