Një ditë para protestës së paralajmëruar në sheshin “Skënderbej”, Partia e Lirisë ka publikuar spotin.
Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili shkruan në Facebook se nuk ka më kohë për të humbur. Motoja e PL-së do të jetë: “Nuk jemi të varfër por të vjedhur!”
Spoti i PL-së ka në fokus vetëm kryeministrin Edi Rama, ashtu si edhe ai i PD-së (publikuar më herët) por me përmbajtje të ndryshme
Si spoti i PD-së, edhe Partia e Lirisë e fillon thirrjen për tubim bazuar tek dosja McGonigal, por ndryshe nga PD, PL e përfshin një fragment duke u fokusuar më pas tek korrupsioni dhe shpopullimi.
Në spotin e PD-së ka sekonda mjaftueshëm për akt-akuzën ndaj ish-agjentit të arrestuar të FBI-së, konkretisht 14 herët që përmendet kyreministri dhe më pas vijon me një foto të George Soros me Ramën ku sipas PD-së është vendosur edhe shpallja non- grata e Berishës.
Partia e Lirisë nuk përfshihet në këtë debat në spot dhe as tek vëmendja tjetër që PD-ja i kushton po thirrjes për tubim se “Rama e do PD-në jashtë zgjedhjeve”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje