Një mbrëmje magjike për Emanuele Ndojn, mesfushorin e Kombëtares, i cili ka shënuar 2 gola të mrekullueshëm në fitoren 4-1 të Breshias ndaj Pordenones. Dy gjuajtje “fotokopje” të njëra-tjetrës me të djathtën, në ecje e sipër jashtë zonës, janë finalizuar me gol.
Kjo dopietë ka bërë që Ndoj të shpallet njeriu i ndeshjes dhe të vlerësohet me notën 7 nga shtypi sportiv italian. Në pjesën e dytë mesfushori u zëvendësua, ndërkohë Breshia e tij i afrohet ndjeshëm zonës së play-off-it në Serinë B. Ndoj ka munguar në grumbullimet e fundit të Kombëtares, pasi vjen nga një dëmtim i gjatë.
Pas ndeshjes, për mikrofonët e “Dazn”, Emanuele Ndoj është shprehur: “Ishte një ndeshje emocionuese, pasi kthehem nga një periudhë e keqe. Luaja për herë të parë si titullar dhe jam shumë i kënaqur për fitoren, sepse luajtëm si skuadër, duke bërë atë që trajneri na kërkoi. Duhet të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë.
Dy golat? Edhe unë nuk po e besoj ende, e rëndësishme është që të bëjmë mirë si skuadër. Familja ka qenë thelbësore për mua në këtë periudhë të vështirë. Edhe shokët e skuadrës, trajneri dhe klubi, që më kanë mbështetur. Shkojmë me entuziazëm në ndeshjet e radhës, e dimë që mund të bëjmë më shumë”.
Me formën që ka treguar sot dhe me dy golat e shënuar, me siguri Ndoj do të jetë një “armë” më shumë për trajnerin Edi Reja dhe kuqezinjtë në ndeshjet e radhës. Për më tepër, qendra e mesfushës ka nevojë për lojtarë si ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje