Kosova e ka mbyllur me fitore Ligën e Kombeve, pasi ka mundur Moldavinë 1-0. Ishte kjo fitorja e parë edhe e vetme e dardanëve në këtë kompeticion, ku ndryshe nga një sezon më parë, ata kanë zhgënjyer në rezultate. Madje, falë kësaj fitoreje, Kosova ka lënë pas vetëm Moldavinë në grupin e saj. Grupi u fitua nga Sllovenia, kurse vendin e dytë e zuri Greqia.
Ndeshjen me Moldavinë e vendosi një gol i Lirim Kastratit në pjesën e parë. Futbollisti i Dinamos së Zagrebit gjuajti saktë brenda zonës. Kapiteni Amir Rrahmani u dëmtua pas 20 minutash lojë dhe u zëvendësua, duke i lënë vendin Alitit. Kosova pati edhe disa raste të tjera shënimi, por që nuk mundi t’i shfrytëzonte. Mbrojtësi Dresheviç u ndëshkua me karton të kuq në fund dhe e la skuadrën me 10 vetë, por Kosova e mbrojti rezultatin dhe iu gëzua fitores së vetme në Ligën e Kombeve.
Trajneri Bernard Shaland u infektua nga Koronavirusi disa ditë më parë dhe sërish skuadrën e ka drejtuar ndihmësi i tij, Muharrem Sahiti. Për arsye të ndryshme, kryesisht për mungesat e lojtarëve kryesorë në ndeshje vendimtare, Kosova nuk mundi ta thoshte si duhet fjalën e saj në këtë kompeticion. Rezultatet janë larg pritshmërive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje