Gazeta Si – Rikthehet frika në Japoni më pak se një vit pas atentatit ndaj ish-kryeministrit Shinzo Abe gjatë një mitingu elektoral.
Kryeministri Fumio Kishida u evakuua nga vendi ku po mbante një fjalim, pasi u dëgjua një shpërthim dhe tymi mbushi zonën.
Kryeministri është i sigurt dhe një person u arrestua në një port në prefekturën e Wakayama, në perëndim të vendit.
Nuk raportohet për të lënduar dhe Kishida ka mundur të largohet nga zona i padëmtuar i shoqëruar nga eskorta e tij.
Kishida ishte pranë portit të Saikazaki në Wakayama për t’i dhënë mbështetje kandidatit të Partisë Liberal-Demokrate në zgjedhjet e ardhshme të qarkut.
Policia tha se arrestoi një burrë që hodhi një mjet shpërthyes të ngjashëm me një bombë-letre në drejtim të kryeministrit, përpara se të kapej dhe bllokohej nga policia.
Shpërthimi, megjithëse i përmbajtur, krijoi konfuzion, por nuk shkaktoi lëndime në turmë dhe vetë Kishida mbeti i padëmtuar në aksident.
Autoritetet lokale po përpiqen të hedhin dritë mbi episodin, i cili sipas hetuesve duket në të gjitha qëllimet si gjest i një personi të çmendur.
Pas rreth dy orësh, kryeministri japonez rifilloi aktivitetet e fushatës zgjedhore dhe tha: “Ka pasur një shpërthim të fortë. Policia po heton për të zbuluar detajet, por do të doja të kërkoja falje për shqetësimin e shumë njerëzve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje