Sport

VIDEO/ Furi rikthehet përbindësh në ring, kampion i peshave të rënda

Tajson Furi është sërish kampion bote i peshave të rënda. Boksieri anglez ka dominuar në ring ndaj amerikanit Deontei Uilder në ndeshjen e zhvilluar në Las Vegas, duke mbrojtur kështu titullin për herë të 11-të. Ai dhuroi spektakël për të pranishmit, pasi dominoi totalisht ndaj kundërshtarit. Furi ishte shumë agresiv dhe nuk i dha asnjë shans amerikanit.

Furi ka qenë i papërmbajtshëm që në fillim të ndeshjes. Ai e ka hedhur dy herë në tapet kundërshtarin para se ta “bombardonte” me grushte në raundin e shtatë, duke e mbyllur në një nga cepat e ringut për ta fituar ndeshjen me “K.O” teknik.

Anglezi i dha një goditje të fortë me të djathtën Uilderit në raundin e tretë. Që në këtë moment amerikani nuk e mori më veten dhe në raundin e pestë e pa veten sërish në tapet, këtë herë nga një e majtë e Furit. Ndeshja e fundit mes këtyre dy boksierëve të peshave të rënda ishte zhvilluar në dhjetor të 2018-ës dhe përfundoi në barazim.

https://twitter.com/i/status/1231455941398151168
Ndeshja e Tajson Furi ndaj Uilder. Gazeta Si, 23 shkurt 2020


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë