Sulmuesi kryesor i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, është në një formë të shkëlqyer sportive. Futbollisti kavajas ishte protagonist edhe sot, në ndeshjen Rizespor-Koniaspor, duke dhënë fillimisht asistin e golit të parë dhe më pas duke shënuar golin e dytë për skuadrën e tij.
Konyaspor’umuzun golu;
— Anadolu Kartalı Video 🦅 (@anadolukartalvd) April 20, 2021
Sokol Cikaleshi & Guilherme Sitya
🔥🔥 pic.twitter.com/l0RuL6dTif
Ishte një nisje e ndeshjes spektakolare për skuadrën e Koniasporit, që falë sulmuesit kuqezi kryesonte 0-2 brenda 12 minutash lojë, por më pas është përmbysur gjithçka dhe Rizespori ka fituar me rezultatin 5-3. Cikalleshi, ndryshe nga golat e mëparshëm, që i ka shënuar me kokë, këtë herë realizoi me një gjuajtje të saktë me të djahtën në hyrje të zonës.
Konyaspor’umuzun 2.golu👊
— Anadolu Kartalı Video 🦅 (@anadolukartalvd) April 20, 2021
Sokol Cikaleshi 🔥🔥 pic.twitter.com/K7J0KcDqgN
Ky ishte goli i 6-të për kavajasin në këtë kampionat, por ajo që veçohet është lojë me rendiment e futbollistit të Komëbëtares. Skuadra e tij në fakt ka katër ndeshje radhazi që nuk po del te fitorja, mban vendin e 13-të me 41 pikë dhe ky është në një pozicion komod në renditje, duke mos rrezikiuar rënien nga kategoria. Dhe në ecurinë e deritanishme të Koniasporit Cikalleshi ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje