Futboll

VIDEO/ Goli më i trishtë në botë, shënon dhe merr në “qafë” babanë

Historia e futbollit është e mbushur me sfida brenda familjes. Kryesisht ndodh që djali në fushë të vihet përballë babait të tij në stol, në rolin e trajnerit. Një episod vërtet i rrallë vjen nga Venezuela, ku protagonist është sulmuesi 36-vjeçar Xhankarlo Maldonado, lojtar i Deportivo Takira.

Një gol i tij në kohën shtesë i ka dhënë barazimin skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Akademia Puerto Kabelo, që drejtohet nga babai i sulmuesit, Karlos. Në momentin e shënimit të golit, Maldonado nuk festoi dhe më pas shpërtheu në lot, sepse goli i tij i mohoi “play-off”-in babait, skuadra e të cilit duhej të fitonte patjetër për ta mbyllur në 8-shen e parë të klasifikimit.

Gjithsesi, babai i bëri elozhe djalit për profesionalizmin e treguar: “Jam krenar më shumë se kurrë për djalin tim. Në një vend ku vlerat kanë humbur, Xhankarlo tregoi besnikëri ndaj ngjyrave që mbron dhe respekt për futbollin”, – tha babai i sulmuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë