Ka ndodhur

Video / Grabiste me dhunë paratë e farmacive në sy të punonjëseve në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari

Gazeta Si – Një 37-vjeçar është arrestuar, pasi ka vjedhur në dy farmaci në Tiranë në sy të punonjëseve. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara, Egert Boçi është futur i qetë në farmaci, i veshur me rroba që i mbulonin në tërësi fytyrën dhe shkon pranë arkës dhe i zhvat paratë farmacistes, njëra prej tyre bën rezistencë, por autori ja del të ikë me vrap.

Edhe në vjedhjen e dytë që autori ka kryer, sërish ka shkuar pranë arkës dhe ka vjedhur paratë, teksa edhe vjedhjet i kryente me doreza.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Egert Boçi ka kryer disa vjedhje, gjatë muajve të fundit, në disa farmaci në Tiranë.

Më datë 31.01.2023 dhe më datë 19.03.2023, ka vjedhur shuma të ndryshme parash, në një farmaci, në rrugën “Teodor Keko”;

Më datë 23.04.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një farmaci, në rrugën “Loni Ligori”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve. Boçi, banues në Tiranë akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë