Ka ndodhur

Video/ Grabitën me armë pikën e karburantit, arrestohen dy vëllezër në Lezhë

Gazeta Si – Dy vëllezër janë arrestuar këtë të premte, pasi vodhën nën kërcënimi e armës xhiron ditore të një pike karburanti në Shënkoll të Lezhës.

Pas vjedhjes, dy autorët e dyshuar të ngjarjes u larguan me motoçikletë.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndjekja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. L., 21 vjeç dhe M. L., 16 vjeç, (vëllezër) banues në Shënkoll, Lezhë.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov, motoçikletën dhe veshjet, që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjen. Po ashtu, është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të cilat u gjetën në një shtëpi të braktisur.

Mesnatën e 22 shtatorit, vëllezërit kanë me motoçikletë në një karburant në Shënkoll dhe, nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov, i kanë vjedhur shitësit xhiron ditore dhe aparatin celular.

Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë