Futboll

Video/ Harruan të uleshin në gjunjë, 2 lojtarët e Premier Ligës bëhen hit

Një episod mjaft interesant, që ka shkaktuar humor në rrjetet sociale, është kapur nga telekamerat para nisjes së ndeshjes midis Krisal Pallasit dhe Totenehmit në Premirer Ligë, ku protagonistë janë dy sulmuesit Kristian Benteke dhe Son Heung-Min.

Veprimi i Benteke dhe Son para ndeshjes Kristal Pallas-Totenhem. Gazeta Si, 15 dhjetor 2020

Belgu dhe koreani, në momentin që gjyqtari Kevin Friend sinjalizoi me bilbil, nuk u ulën në gjunjë si të gjithë futbollistët e tjerë në fushë, në shenjë proteste ndaj racizmit. Ata harruan dhe nisën menjëherë lojën, pastaj kuptuan gabimin dhe u ulën në gjunjë, madje Benteke me “stil” u kthye pak metra prapa, pasi ishte në gjysmëfushën kundërshtare.

Kuptohet, ishte thjesht forca e zakonit, asgjë e bërë me qëllim nga këta dy futbollistë, të cilët edhe vetë kanë qeshur kur kanë parë veprimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë