Futboll

Video/ Interi mbetet i pathyeshëm, Napoli nuk ia del të kapë Juventusin

Ka përfunduar 1-1 sfida mes Napolit dhe Interit, që mbylli javën e 31-të të Serisë A. Të zotët e shtëpisë luajtën më mirë në pjesën e parë dhe arritën ta zhbllokonin rezultatin në minutën e 36-të, pas një autogoli të pabesueshëm të portierit Samir Handanoviç.

Gjatë pjesës së dytë ishte Interi që bëri lojën. Edhe pse barazuan shumë shpejt me danezin Eriksen, zikaltrit nuk ia dolën t’i jepnin një tjetër goditje Napolit dhe në fund u kënaqën me barazimin. Skuadra e Antonio Kontes mbetet e shkëputur në krye të renditjes, 9 pikë para Milanit. Është ndërprerë seria e 11 fitoreve radhazi, por titulli është edhe më pranë për Interin.

Të besuarit e Gatuzos nuk mundën të kapnin Juventusin në vend të katërt, megjithatë janë dy pike pas dhe mbeten në garë për një vend në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, ishte në stol dhe u aktivizua vetëm në kohën shtesë sa për të vonuar lojën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë