Fitorja e nëntë radhazi për Interin dhe +8 nga Milani i vendit të dytë, madje me një ndeshje më pak. Kjo do të thotë se zikaltrit e drejtuar nga trajneri Konte tashmë kanë vendosur duart te titulli kampion në Serinë A dhe janë vetëm ata që mund ta humbin atë.
Në Bolonja ka vendosur një gol i të zakonshmit Romelu Lukaku në pjesën e parë për të marrë tri pikët. Në minutën e 31-të sulmuesi belg realizoi golin e 20-të në këtë kampionat. Në fillim të pjesës së dytë, shtylla i mohoi golin Lautaro Martinezit. Të besuarit e Kontes e ruajtën rezultatin dhe në fund iu gëzuan fitores, që thellon diferencën me ndjekësit.
Juventusi ndërkohë vazhdon të zhgënjejë dhe tani ka vënë në rrezik edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pasi është parakaluar nga Atalanta e Gjimshitit, ndërsa Napoli i Hysajt është afruar ndjeshëm. Kampionët në fuqi të Italisë nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në derbin me Torinon dhe pas humbjes me Beneventon, ky është një tjetër zhgënjim.
Në qendër të kritikave është vënë trajneri Andrea Pirlo, i cili nuk po arrin të udhëheqë skuadrën si duhet. Vendi i katërt që Juventusi mban aktualisht ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në radhët e tifozëve bardhezinj. Kanë fituar në fushën e tyre sot Napoli dhe Lacio, kurse Roma barazoi në fushën e Sasuolos.

Seria A, java e 29-të
Milan-Sampdoria 1-1
Atalanta-Udineze 3-2
Benevento-Parma 2-2
Kaljari-Verona 0-2
Xhenoa-Fiorentina 1-1
Lacio-Specia 2-1
Napoli-Krotone 4-3
Sasuolo-Roma 2-2
Torino-Juventus 2-2
Bolonja-Inter 0-1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje