Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet me video të njësisë speciale e cila del ditën e hënë në terren për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar, në kuadër të paketës anti KÇK.
“OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trainimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar”, shkruan Rama në Facebook.
Paketa ligjore Anti-KÇK ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, në fokus të së cilës do të jetë masat pasurore ndaj krimit të organizuar. Fokusi i vetëm i ligjit anti-KÇK do të jetë pasuria e kriminelëve dhe terroristëve, që janë në hetim ose të dënuar brenda ose jashtë vendit me vendim të formës së prerë për krime të rënda, vrasje, trafik droge, grup të strukturuar kriminal, terrorizëm, etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje