Alison heroik. Me një gjuajtje të saktë me kokë në minutën e 5-të shtesë ai i ka dhënë fitoren Liverpulit në fushën e VBA-së, e rënë nga kategoria. Me këto 3 pikë skuadra e trajnerit Jurgen Klop mbetet plotësisht në garë për një vend në Ligën e Kampionëve. Tashmë është vetëm 1 pikë pas Çelsit të vendit të 4-t.
Uest Bromuiç provoi të vinte në vështirësi Liverpulin dhe ia doli për pjesën më të madhe të ndeshjes. Robson-Kanu zhbllokoi rezultatin pas 15 minutash, ndërsa Salah barazoi në të 33-ën. Skuadra e trajnerit Allerdajs ishte pranë fitores me Bartlein, i cili shënoi në portën e Alisonit, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në kohën shtesë, portieri brazilian shkoi në zonën kundërshtare, pasi po ekzekutohej një goditje këndi nga Liverpuli. Kros në zonë dhe Alison kërcen mbi të gjithë, devijon saktë me kokë dhe tund rrjetën e kolegut Xhonston. Festë te Liverpuli, me shokët e skuadrës dhe stafin teknik që nuk pushojnë së përqafuari portierin brazilian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje