Futboll

Video/ Juventusi ngec me Atalantën e Gjimshitit, Ronaldo humb penallti

Pas dy fitoreve radhazi në kampionat, Juventusi është ndalur në Torino nga Atalanta. Ka përfunduar në barazim 1-1 kjo ndeshje, ku Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares, ishte në fushë për 90 minuta dhe bëri një paraqitje të mirë. Madje, në një rast në pjesën e parë ai i ka mohuar golin Kristiano Ronaldos me një rrëshkitje në zonë.

https://streamable.com/e5zyij
Përmbledhja e ndeshjes Juventus-Atalanta, 1-1. Gazeta Si, 16 dhjetor 2020

Kieza kaloi në avantazh Juventusin, që humbi për dëmtim brazilianin Artur, i zëvendësuar nga Rabiot. Në pjesën e dytë, Freuler barazoi shifrat me një gjuajtje të bukur nga jashtë zonës. Vetëm pak minuta më pas kampionët në fuqi të Italisë fituan një penallti, por Kristiano Ronaldo u bllokua me mjeshtëri nga portieri Golini, më i miri i ndeshjes.

Gjimshiti gjatë ndeshjes. Gazeta Si, 16 dhjetor 2020

Një tjetër ndalesë kjo që e lë skuadrën e drejtuar nga trajneri Andrea Pirlo pas në renditje. Pas 12 javësh kampionat, Juventusi ka 24 pikë dhe ende nuk po bind as në lojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë