Kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar përmes një postimi në video që demokratët të mendojnë për veten, duke filluar nga ringritja.
“Demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kohët e vështira sjellin edhe mundësi të mëdha. Le t’i kapërcejmë tronditjen dhe hutimin. Të punojmë bashkë për tu ringritur. Me një projekt të ri, me një manifest politik të ri. Ringritja kalon nëpër rrugën e vështirë të një projekti të ri. Le të ndahemi nga rruga e vjetër.
Ti demokrat, bëje partinë tënde, merr përgjegjësi, bëje vet karrierën tënde, zgjidhi vet përfaqësuesit e tu. Për veten tënde për të ardhmen tënde.
Në një PD që fton, në një PD që bashkon, Unë ju ftoj të punojmë bashkë për një parti të ndryshimit, një PD të së ardhmes, një Shqipëri të mijëvjecarit!”, thotë Kadilli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje