Bota

Video/ Kievi denoncon: Rusët shkatërrojnë spitalin pediatrik në Mariupol

Gazeta Si – Një sulm ajror rus shkatërroi një spital në Mariupol me reparte materniteti dhe pediatrie. Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donjeckut, Pavlo Kyrylenko, i cituar nga Ukrinform, raportoi në Facebook, duke treguar imazhet e mbeturinave në një video.

Bombardimi ka ndodhur rreth orës 15:30, ndërkohë që ende po bëhej përpjekje për evakuimin e civilëve përmes korridorit humanitar. Në shënjestër ishte materniteti dhe gjinekologjia.

Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas lajmeve se një spital për fëmijë në Mariupol është shkatërruar plotësisht si pasojë e bombardimeve ruse. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai pretendoi se fëmijët janë bllokuar nën rrënoja.

“Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin? Mbyllni qiellin tani! Ndaloni vrasjet”, shkroi Zelensky.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë