Kanë kaluar më shumë se 30 vjet, por goli i Diego Armando Maradonës, – i njohur në historinë e futbollit si “Mano de Dios” (Dora e Zotit), – në fitoren 2-1 të Argjentinës ndaj Anglisë në Botërorin e 1986-ës në Meksikë, mbetet në memorien e gjithë të apasionuarve pas sportit magjik. Akoma më shumë më mendjen e atij që atë gol e ka pësuar. Ish-portieri i Anglisë, Peter Shilton, ka rrëfyer për “Guardian” ato momente dhe atë çfarë ndjen tani për veprimin e legjendës argjentinase.
“Maradonën nuk e respektoj aspak dhe nuk e fal kurrësesi”, – shprehet Shilton, i cili vazhdon: “Si mund ta fal? Nëse e fal, vetëm sa shtoj dhimbjen për gjithë skuadrën e saj kohe, nuk është diçka personale. Ne kemi mbetur viktima të mashtrimit të tij”. Më tej ish-portieri anglez tregon me detaje aksionin e atij goli të famshëm. “Dora ime ishte më afër topit se koka e Diegos. E kuptova menjëherë se e preku topin me dorë. Kam dëgjuar të thuhet shpesh: ‘t’u hodh mbi kokë’. Por nuk është kështu, absolutisht jo! Thjesht ai i mashtroi të gjithë”, – shton Shilton.
Anglezit nuk i pëlqen aspak edhe mënyra si Maradona është sjellë pas atij goli. “Mënyra si e ka pranuar atë që bëri është e shëmtuar. “Dora e Zotit”? Ehhhh…Nuk mund të ketë falje për atë gjest. Sot njerëzit ankohen për VAR-in, ndërsa në kohën tonë besoj se do të na kishte hyrë në punë”, – ka thënë në fund Shilton.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje